Tre fshatra të ndryshme të komunës së Ferizajt rreth mesditës janë përfshirë nga zjarri.

Zjarri në fshatin Gllavicë, afër Koshares së Ferizajt ka përfshirë pjesët malore dhe një pjesë të fushës, për këtë edhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në teren dhe po merren me lokalizimin e tij.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Qendra e Brigadës së zjarrfikësve në Ferizaj.

Sipas kësaj Qendre edhe dy ekipe tjera janë në intervenim, njëra në fshatin Mirash dhe tjetra rreth magjistrales Ferizaj-Prishtinë.

Ngritja e temperturave ditëve të fundit ka bërë që bari i thatë të jetë shumë lehtë i ndezshëm e që po u sjell probleme edhe pronarve të pyjeve por po rrezikon edhe pasuritë e qytetarëve të cilat kanë shtëpitë rreth këtyre vendeve.

Bazuar në informatat që ka marrë Ferizajpress, shkaktarë të këtyre zjarreve janë persona të papërgjegjshëm të cilët po i shkaktojnë këto zjarre me qëllim.

Ditë më parë zjarret e shkaktuara nga këta persona kishin rrezikuar edhe dy shkollat e mesme afër Palestrës së Sporteve Bill Clinton ku ishin shkaktuar edhe dëme materiale.

Pronarët e këtyre zonave të prekura nga zjarri bëjnë apel të organet e rendit që të merren masa ndaj këtyre keqbërësve dhe të sillen para drejtësisë, të cilët po rreziokojnë pronat dhe pasurinë e qytetarëve.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.