Ferizaj ka shënuar edhe fitoren e dytë këtë edicion.
‘Ujqit’ triumfuan 2-0 përballë Drenicës me golat e Hamitit dhe Gashit, shkruan GazetaBlic.
Djelmoshat e Tovërlanit në fraksionin e dytë ishin dukshëm më të mirë, derisa mjaftuan dy gola për të arritur në kuotën e shtatë pikëve.
Së pari Hamiti realizoi në minutën e 68-të, kurse Gashi njëzetë minuta më vonë për t’a siguruar fitoren.
Në fundjavë Ferizaj udhëton në Suharekë për t’u përballur me Ballkanin, kurse Drenica në ‘Bajram Aliu’ e pret kampionen aktuale kosovare, Dritën.
/GazetaBlic/