Në çdo rast duhet të veproni duke marrë parasysh moshën e fëmijës. Nëse ai është më i vogël se 3 muajsh dhe hunda është bllokuar për shkak të një viroze të lehtë, ju duhet të këshilloheni më parë me mjekun pediatër.

Në raste të tjera, veproni kështu:

• I jepni fëmijës sa më shumë lëngje, jo vetëm ujë. Është shumë e rëndësishme që ai të konsumojë sa më shumë supëra dhe lëngje frutash apo perimesh.
• Hapni dushin në banjo dhe krijoni avull. Më pas futuni bashkë me fëmijën dhe qëndroni për disa minuta brenda banjos. Avulli është shumë efektiv në shkrirjen e sekrecioneve.
• Kompresat e ngrohta gjithashtu janë efikase në këtë rast.
• I vendosni disa gjethe mente poshtë hundës, kjo pasi kjo bimë ka veti kundër gripit, kollës, hundëve të bllokuara si edhe dhimbjes së fytit.

Nëse fëmija vuan nga ndonjë alergji, duhet të flisni me mjekun pediatër.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.