“Black Friday”, me këtë etiketim njihet e premtja e parë e pazareve pas ditës së falënderimeve.
Emrin e ka marrë si pasojë e aksidenteve tragjike që u shkaktuan të premten nga trafiku dhe dhuna.
Në të gjithë botën kjo shënohet si ditë e zbritjeve të mëdha të çmimeve nëpër biznese të ndryshme.
Departamenti i policisë së Filadelfias i vendosi këtë emërtim për të përshkruar kaosin e krijuar.
Emri për herë të parë është regjistruar zyrtarisht në 1966 nga Earl Apfelbaum, por nuk është emër përkëdhelje për ta.
E premtja e zezë hap sezonin e blerjeve për festën e krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri, përcjell tch.
Zakonisht shkakton trafik si makinash, por dhe njerëzish dhe shpesh herë shkakton një rritje të krimeve si dhunë apo vjedhje.
E hëna e zezë ndodhi në 19 tetor 1987 kur bursa pësoi një rënie për 22%. E mërkura e zezë në 22 tetor 1929 dita që shënoi nisjen e Depresionit të madh. Kjo u ndoq nga e marta e zezë ku pavarësisht tentativave të investorëve, bursa ra me 11%.
Prandaj pronarët e dyqaneve donin që ky emër të lidhej në diçka pozitive kështu që i përcaktuan si ditët ku shërbimet dhe produktet që ofronin, njerëzit mund t’i blinin me çmime fare të lira ku uljet arrinin deri në 70%.
Situata më e rëndë e dhunës e regjistruar nga policia është e premtja e zezë e 2010 ku kishte 10 viktima dhe 111 të plagosur.