Një grup peshkatarësh panë më shumë se që kishin pritur kur një peshkaqen i madh e i bardhë vodhi rrjetën e tyre të peshkimit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, momenti kur gjiganti i detit rrëmbeu kallamarin, u kap nga kamera, jashtë Gadishullit Yorke në Australinë e Jugut.
Kështu, udhëtimi i peshkimit shpejt u kthye në një moment drithërues, pasi një peshkaqen i madh filloi të sillej rreth barkës.
Daniel Medlin, babai i tij dhe një kushëri, ishin vetëm disa qindra metra larg bregut në Gjirin e Moontës, kur ata vunë re një peshkaqen rreth tri metra të gjatë, që po sillej aty pranë.
“Ka pasur në të vërtetë një grumbull delfinësh, kështu që dukej si një delfin fillimisht”, ka rrëfyer Daniel.
“Babai tha: Mos është peshkaqen?”, derisa ai po vinte drejt nesh.
Kështu, pa menduar dy herë, Daniel ka prekur butonin e regjistrimit dhe ka filluar të merr pamjet. /Telegrafi/