piceria ofron 500 euro per ata qe mund ta permbushin sfiden mbi 100 persona deshtuan garen video 560x416 - Piceria ofron 500 euro për ata që mund ta përmbushin sfidën, mbi 100 persona dështuan garën (Video)

Të gjithë ata që mund ta përfundojnë pisën dhe dy përzierje qumështi, në një piceri të Dublinit të Irlandës, do të shpërblehen me 500 euro.

Sfida po duket shumë e lehtës, por mbi 100 vet provuan dhe dështuan ta hanë të vetëm picën me diametër prej 80 centimetrash, transmeton Telegrafi.

Pronarët e lokalit pretendojnë se askush nuk mundet ta përfundojë këtë sfidë, teksa e kanë listën e tërë atyre që menduan se mund ta hanë pa u ndalur.

Cormac O’shea i hëngri tri copa, apo një të katërtën, ndërsa nuk provoi asnjërën prej përzierjeve të qumështit.

“Ishte sfidë më e vështirë, se mishi i mbështjellë i pulës që e kam përfunduar më parë. Por, do të kthehem sërish” ka thënë O’Shea.

Në këtë piceri është edhe ‘Muri i Famës’ që ka mbetur i zbrazët, pasi asnjëri prej sfiduese nuk arriti të fitonte.


www.foxshop-ks.com