Një burrë ishte në prag të vdekjes, pasi konsumoi 5 litra ujë në ditë duke menduar se në këtë mënyrë do të shëronte simptomat e tij të koronavirusit.
Luke Williamson, nga Bristol i Britanisë besoi se ishte i infektuar me Covid-19 dhe mendoi se do të ndihmonte dyfishimi i marrjes së rekomanduar ditore të ujit.
Sidoqoftë, ai konsumoi më tepër se dy litrat e rekomanduara dhe nivelet e natriumit të trupit të tij u bënë aq të ulëta saqë 34-vjeçari humbi ndjenjat. 34-vjeçari tha se falë gruas së tij vazhdon të jetë ende gjallë.