Të enjten në mbrëmje një grua nga fshati Greme e Ferizajt e ka njoftuar Policinë për një grabitje. Viktima ka bërë të ditur se derisa ka qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës nga arka i ka grabitur asaj para, njofton Klan Kosova. Pas plaçkitjes i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.