Rexhep Maloku ka shtënë me armë ndaj djalit të tij 23 vjeçar, ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën. Siç raporton T7, brenda kësaj shtëpie në fshatin Jezerc të Ferizajt gjithçka duket e qetë të martën pasdite. Por ndryshe ishte në orët hershme të mëngjesit. Kryefamiljari Rexhep Maloku pas një përleshje e kishte plagos djalin e tij 23 vjeçar, Rrustemin me armë zjarri. T7 tentoi të flasë me personat që ishin në shtëpi, por ata nuk pranuan të deklarohen para kamerës. E krismën e armës nuk e kishin dëgjuar as ata që jetojnë afër kësaj shtëpie. Kushëriri i tyre Xhemajl Maloku u pa emocionuar deri sa tregoi për T7, se si e kuptoj që kishte ndodhur plagosja. Por sipas Malokut kjo familje kishte telashe në mes vete edhe më herët.