Ekspertët po hartojnë plane për aeroplanë pasagjerësh, që do kishin zero emetim gazrash.

Për dallim prej derivateve të zakonshme, fluturaket në formë të shkronjës V, do të lëvizin me ndihmën e hidrogjen likuid, që nuk lë aspak dyoksid karboni, transmeton Telegrafi.

Udhëtimet ajrore janë shkaktarët e dy për qind të ndotjes globale me gazra, gjë që pritet të dyfishohet në dy dekadat e ardhshme.

planet per aeroplane pasagjeresh me hidrogjen emetimi i gazrave prej te cileve eshte zero foto - Planet për aeroplanë pasagjerësh me hidrogjen, emetimi i gazrave prej të cilëve është zero (Foto)

Hartohen plane për aeroplanë që lëvizin me hidrogjen

Projekti i katër milionë eurove, i iniciuar prej Cranfield University në Bedfordshire të Anglisë, ka mbledhur akademikët më të shquar dhe udhëheqësit më të shquar në industri.

Ata do të shqyrtojnë sfidat më të mëdha, të fluturimit me ndihmën e hidrogjenit, siç është hapësira e rezervuarit ku do të qëndrojnë, forma e përpunimit të materies dhe shqetësimet për sigurinë.

“Ka sfida të mëdha, sa i përket përdorimit të hidrogjenit, po projekti do t’i shqyrtojë në detaje, në mënyrë që t’i eliminojë të gjitha”, ka thënë Dr Bobby Sethi, që është në krye të projektit.

Synim i këtij plani, është të tregohet se hidrogjeni i ndihmon shumë ambientit, por edhe është i lirë dhe ndihmon në përdorim të gjerë.

Grupi do të hulumtojë hapësirën në fluturaket në formën e shkronjës V-ë, për të mundësuar që të mbushet sa më shumë, gjë që ndikon edhe në kohëzgjatjen e fluturimit. Kjo mbetet sfidë e vështirë, sepse rezervuari duhet të jetë gjithnjë nën minus 250 gradë Celsius.

Sfidat teknologjike mbesin edhe më të mëdha, për trajtimin e të cilave lyhet kohë, andaj testimet e para të këtij sistemi, nuk pritet të ndodhin para vitit 2030. Fluturimet për pasagjerë, nuk parashihen as 20 vjet pasi të jenë kryer testimet. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com