Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK një person i cili ishte aksidentuar javë më parë në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Sipas raportit të policisë thuhet se viktima ishte aksidentuar më 25 gusht 2022 dhe i njëjti ishte duke u trajtuar në QKUK.
“Në lidhje me rastin më 03.09.2022 gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.