Kryetari i bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli priti në një takim përfaqësues të institucioneve vendore të Komunës Ferizaj nga Kosova. Në këtë takim u diskutua për një sërë bashkëpunimesh në të ardhmen dhe shkëmbimesh kulturore. Diskutimet u fokusuan jo vetëm në vizitat e përbashkëta nga krerët e institucioneve vendore, por edhe aktivitete të përbashkëta artistiko-kulturore mes tyre. Së shpejti bashkia Pogradec do të rikthejë edhe Festivalin e Kukullave ku shumë qytete nga Kosova por jo vetëm bëheshin pjesë e tij. Në fjalën e tij  Xhakolli tha se krahas aktiviteteve, është shumë e rëndësishme që qytetarët e Ferizajt apo gjithë Kosovës të vijnë në Pogradec në verë dhe anasjelltas, shqiptarët e Shqipërisë të jenë në Kosovë në dimër, pasi në këtë mënyrë forcohet edhe ekonomia e dy vendeve.