Ishte nisur për në aeroport, për të marrë avionin për Gjermani, vendin ku jeton e punon prej shumë vitesh. Por, Rexhep Rexhepi, nuk arriti që të hipë fare në aeroplan, të shtunën e 15 shtatorit. Mërgimtari nga Gjilani u arrestua nga policia derisa po kalonte kontrollin e pasaportës. Derisa bileta iu dogj, Rexhepi thotë se tek më vonë e kuptoi se u ndalua gabimisht, pasi që emri i tij ishte i ngjashëm me një të kërkuari nga policia. Në stacionin e Policisë në Ferizaj ku edhe u soll Rexhepi, konfirmojnë ato që ka deklaruar Rexhep Rexhepi.