Një shtëpi në fshatin Manastric të Ferizajt ka qenë cak i Policisë së Kosovë, pasditen e djeshme rreth orës 18:00.
Sipas një burimi të Gazetës brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj, shtëpia është në pronësi të një të dyshuari dhe bastisja u krye me urdhër të gjykatës.
Ky burim ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë, 8 karikatorë dhe afër 200 fishekë.