Policia e Ferizajt shpërndan pako ushqimore
Redaksia
Ferizaj24
2 Korrik 2021
1 min lexim
162 vizita
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në mbështetje të komunës së Ferizajt dhe në përkrahje të OJQ-së ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt’’, sot ka shpërndarë pako ushqimore për 17 familje në nëvojë, në vlerë afër 100 euro, mjete këto të grumbulluara nga minimaratona “ Vrapojmë me Policinë Tonë”, e që ky aktivitet është mbajtur me datën 20.06.2021, për nderë të ditës së çlirimit të qytetit të Ferizajt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla , me qëllimin e mirë, për ti mbështetur familjet në nevojë.
Detajet
Publikuar
2 Korrik 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
162
Fjalë
106