aksidenti ferizaj 780x4391 560x416 - Policia jep detajet për aksidentin tragjik në hyrje të Ferizajt, ku humbi jetën një 43-vjeçar

Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka dhënë detajet e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan, ku humbi jetën një person dhe tre u lënduan.

Në komunikatën e Policisë nga Rajoni i Ferizajt thuhet se “sot rreth orës 04.25 minuta, në “Rr. Rexhep Bislimi”, në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan, ka ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet, në të cilin lëndime vdekjeprurëse ka marr, D.F. (43 vjeç), nga Ferizaj, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë”.

Sipas policisë, hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.).

Me këtë rast, lëndime trupore kanë marr edhe tre persona të tjerë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK-Prishtinë dhe sipas mjekut kujdestar, janë jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Policisë.


www.foxshop-ks.com