w 560x416 - Policia nis hetimet për grafitet fyese në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e deputetes Adelina Grainca, pasi në muret e oborrit të shtëpisë së saj persona të panjohur kanë shkruar grafite me mesazhe fyese për familjen e deputetes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:55, në Ferizaj.

“Ferizaj 20.04.2021-21:55. Është raportuar se person-a të panjohur në disa lokacione kanë shkruar disa grafitë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ndryshe, përmbajtja e disa grafiteve të shkruara në murin rrethues të oborrit të familjes së deputetes Grainca nga Ferizaj është: “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”.


www.foxshop-ks.com