presidentin turk e ze gjumi gjate konferences me homologun moldav video 560x416 - Presidentin turk e zë gjumi gjatë konferencës me homologun moldav (Video)
presidentin turk e ze gjumi gjate konferences me homologun moldav video - Presidentin turk e zë gjumi gjatë konferencës me homologun moldav (Video)

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjendet në Moldavi për një vizitë dyditore, ku është takuar me homologun e tij Igor Dodon për të diskutuar për çështje të ndryshme.

Dhe gjatë një konference të përbashkët për media, Erdogan ishte në qendër të vëmendjes për shkak të një gjëje – vazhdimisht e “ngacmonte” gjumi dhe mezi arrinte t’i mbante sytë e hapur, transmeton Telegrafi.

Ky moment nuk i shpëtoi kameramanëve të shumtë që ishin prezent në konferencë, ndërsa pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:

Por, kjo nuk është hera e parë që Erdoganin e zë gjumi gjatë konferencave të përbashkëta me media me homologët. Gjatë udhëtimit të tij në Kiev të Ukrainës, Erdogan ishte takuar me Petro Poroshenkon, ku e njëjta e gjë i kishte ndodhur derisa po flisnin për takimin para gazetarëve. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com