momo1 560x416 - Prindër kujdes, kjo lojë e re po rrezikon fëmijët

Një karakter i ri i frikshëm është duke qarkulluar nëpër ueb faqe dhe quhet “Momo”.

‘Momo’ është një sfidë virale që inkurajon fëmijët të shtojnë kontakte në WhatsApp të cilët më pas do t’u dërgojnë atyre imazhe të dhunshme dhe sfida, ku e fundit është të bëjë vetëvrasje fëmija, transmeton portali arbresh.info.

Sfida fillimisht ishte një fotografi e skulpturës së një gruaje që po qarkullonte në internet. Gruaja groteske kishte pjesë të trupit të stërmadhuara me sy shumë të mëdhenj dhe ishte marrë nga artisti i kukullave Midori Hayashi.

1 3771 - Prindër kujdes, kjo lojë e re po rrezikon fëmijët

Midori njihet për krijimin e kukullave që lidhen me horrorin, e së fundmi punën e tij e ka ekspozuar në Tokio të Japonisë.

Artisti, pavarësisht krijimit të kukullës, nuk është i lidhur me sfidën e fundit që po qarkullon në internet.

Sfida, thuhet se ka tërhequr tashmë fëmijë në Shtetet e Bashkuara, Argjentinë, Francë, Meksikë dhe Gjermani.

4EF718DC00000578 0 image a 64 1533844897850 353x4801 - Prindër kujdes, kjo lojë e re po rrezikon fëmijët

E së fundmi vdekja e një 12-vjeçare në Argjentinë po lidhet me këtë lojë.

Buenos Aires Times raporton që policia janë duke kërkuar lidhje në mes të vajzës dhe sfidës ‘Momo’.

Ajo thuhet të ketë postuar video të vetes duke kryer një seri sfidash para se t’ia merrte jetën vetes.

4EC075C700000578 0 image a 68 15338449234641 - Prindër kujdes, kjo lojë e re po rrezikon fëmijët

Autoritete në vendet e tjera janë të shqetësuara për dëmet potenciale të sfidës, pasi vazhdon të qarkullojë nëpër media sociale siç është WhatsApp.

Prandaj prindër keni kujdes, vëzhgoni fëmijët tuaj dhe mos lejoni të përdorin internetin pa mbikëqyrje.


www.foxshop-ks.com