Mozilla për herë të parë në 2017-ën lejoi përdoruesit të bllokojnë gjurmimin por nuk ishte Firefox shfletuesi i parë që e bëri këtë gjë
Pas mese një viti pune në drejtim të ruajtjes së privatësisë, Firefox tashmë ka vendosur të bllokojë cookie-t përmes të cilave reklamuesit dhe publikuesit gjurmojnë përdoruesit gjatë shfletimit në ueb.
Cookie-t janë skedarë të vegjël në tekst të cilat uebsajtet i ruajnë në shfletuesin e përdoruesve dhe ofrojë statistika të rëndësishme për firmat analitike dhe reklamuesit.
Mozilla do ti bllokojë këto cookie të palëve të treta me funksionin e ri “
Enhanced Tracking Protection” të cilin e lançoi në 2018.
Vitin e kaluar probleme të privatësisë si thyerjet e sigurisë të Facebook Cambridge Analytica prekën miliona njerëz. Kontrollimi i cookie-ve nuk rregullon problemin por mund të ndihmojë duke e bërë më të vështirë për kompanitë tu gjurmojnë.
Në postim në blog të Mozilla, kompania shprehej se “
Njerëz çdo ditë e më shumë po ndjehen më të pasigurtë.”
Bllokimi i gjurmimit nga shfletuesit bëhet standard
Mozilla për herë të parë në 2017-ën lejoi përdoruesit të bllokojnë gjurmimin por nuk ishte Firefox shfletuesi i parë që e bëri këtë gjë. Apple Safari prej kohësh kishte bllokuar gjurmimin dhe së fundi shtoi edhe një opsion tjetër, atë të bllokimit inteligjent të gjurmimit që është një nivel më i avancuar. Shfletuesit rivalë si Brave gjithashtu bllokojnë cookie-t e palëve të treta e madje edhe Chrome dominues ka filluar të ecë në këtë drejtim.
Versionet e fundit të Firefox bllokojnë gjurmuesit automatikisht tha Mozilla. Megjithatë përdoruesit mund ça aktivizojë opsionin e madje të zgjedhin nivele të ndryshme bllokimi duke qenë se në disa raste mund të shkaktojë probleme me uebsajtet.
Bllokimi i cookie-ve mund të çojë në një mënyrë tjetër gjurmimi që duhet gjurma dixhitale e gishtërinjve. Disa uebsajte kanë filluar të implementojnë skripte gjurmimi të cilët marrin konfigurimi e shfletuesit, një koleksion të dhënash të cilat identifikojnë përdoruesit në mënyrë unike. Për të adresuar këtë shfletuesit kanë vendosur të reduktojnë faktorët që përdoren në krijimin e kësaj gjurme dixhitale e madje edhe të bllokojnë skriptet.
Privatësia, lufta e re mes shfletuesve
Disa shfletues kanë filluar ta shohin privatësinë si një mënyrë për tu diferencuar nga të tjerët, veçanërisht përballë Chrome.
Një inxhinier i Apple Safari shprehej se privatësia është lufta e re mes shfletuesve. Në 2017-ën ai i shihte Firefox dhe Microsoft Edge si aleatë në përpjekjet për të bllokuar gjurmimin e përdoruesve.
Një inxhinier nga Mozilla gjithashtu i dha jehonë këtyre qëndrimeve kur tha se një luftë e re kundër reklamave të shënjestruara po vjen duke paralajmëruar
Facebook, Google e kompani të tjera burimi kryesori i të ardhurave është reklamimi.
Facebook dhe Google janë fuqitë botërore në reklamimin në internet. Megjithatë ekzekutivët e dy kompanive kanë lëshuar deklarata në drejtim të mbrojtjes së privatësisë.
“
E ardhmja është private,” shprehej Mark Zuckerberg në Prill. “
Privatësia nuk mund të shitet si një luks dhe vetëm tek njerëzit që mund të përballojnë koston e shërbimeve premium,” tha CEO i Google Sundar Pichai në Maj.
Megjithatë deklaratat e tyre janë në kontrast me aktivitetin që ushtrojnë. Apple vazhdimisht ka krijuar shërbimet pa pagesë të cilat shndërrojnë të dhënat e përdoruesve në një produkt të cilat ua shesin reklamuesve. /PCWorld Albanian