Çaji i gjelbër është një zakon tradicional japonez i cili tashmë është përhapur edhe në Perëndim.      
Ky çaj është një nga pijet më të dobishme për nga aspekti shëndetësor, ndërsa në artikullin e sotëm ne kemi dhënë disa arsye pse ju duhet ta konsumoni atë në baza ditore.
Çaji jeshil rekomandohet nga nutricionistë si një alternativë e kafesë. Ai përmban antioksidantë të ndryshëm dhe siguron përfitime të mrekullueshme shëndetësore. Gjithashtu konsiderohet si ‘mbreti’ i çajit për shkak të aftësisë për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
Ndër problemet shëndetësore të cilat trajton ky çaj, nëse merret në baza ditore, është edhe rënia e flokëve. Ndërkohë, ndiqni listën e mëposhtme për t’i kuptuar përfitimet e tjera: – Përforcon imunitetin tuaj – Parandalon infeksionet virale dhe bakteriale – Asiston në parandalimin e kancerit – Iu ndihmon në humbjen e peshës.