mozzik loredana1 560x416 - Prokuroria e Zvicrës tregon pse e lejuan Loredanën të vijë në Kosovë

Loredana Zefi ka arritur në Kosovë pas intervistimit të saj nga Policia e Zvicrës, nën dyshimet se ajo ka zhvatur një çift zviceran duke ia marr 900 mijë franga.

Por si u lejua ajo që të vijë në Kosovë, pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria e Kantonit të ZvicrësZyrtari për media në Prokurorinë e Kantonit të Luzernit, Simon Kopp, ka thënë se Zefi është lejuar të vijë në Kosovë pasi kanë filluar hetimet dhe janë marr provat e nevojshme.“Zefi është lejuar të largohet nga Zvicra pasi i kemi hapur hetimet dhe kemi konfiskuar provat e nevojshme”, ka thënë Kopp për Insajderin.

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi e cila është e martuar me reperin kosovar, Mozzik aktualisht po përballet me akuza të rënda të mashtrimit, kërcënimit dhe detyrimit.Rep-artistja, Loredana Zefi është arrestuar në Zvicër, në bazë të një akuze për vjedhjen e 900 mijë frangave. Ajo thuhet se ia ka vjedhur 700 mijë franga një çifti nga Valais, duke mashtruar me ndërrim të identitetit dhe, në fund, edhe i kishte kërcënuar.Hulumtimi i gazetës zvicerane ’20 minuten’ shkruan se si Loredana Zefi ka mashtruar, ka ndërruar identitetin e saj, e kërcënuar çiftin në fjalë dhe ka detyruar të bënin gjëra që nuk donin t’i bënin.

“20 minuten”, kishte kontaktuar me Loredana Zefi, para se ajo të arrestohej mbrëmë nga policia kantonale e Lucernit, për vjedhjen e 900 mijë frangave.Gazeta shkruan se Loredana, e kishte pranuar se 900 mijë franga i takojnë familjes Z., të cilët e akuzuan për vjedhjen e tyre, por nuk e kishte pranuar se ajo ishte pjesë e marrjes së tyre. Loredana kishte thënë se vëllezërit e saj e kanë bërë këtë dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë.

Loredana u citua të kishte thënë “Ju e dini, bëj gjithçka për drejtësi. Ju thjeshtë nuk duhet t’i besoni të gjithëve”.Policia kantonale e Luzernit dje në mbrëmje e ka arrestuar reperen Loredana Zefi, e cila është nga Ferizaj. Ajo u arrestua në një apartament në qytetin e Lucernit dhe shtëpia e saj u bastis.Gazeta zvicerane, emrin e vërtetë të vëllait të Loredanës (Bekimit) e ka mbuluar me emrin Berat, për arsye të mbrojtjes së identitetit. Gjithashtu, emrin e vëllait tjetër (Arsim) të përfshirë të saj, e kanë mbrojtur me emrin Agon. Këta emra nuk janë origjinalë dhe janë të mbrojtur nga gazeta./zhurnalmk/


www.foxshop-ks.com