Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 6 aktakuza për rastet e dhunës në familje
Redaksia
Ferizaj24
2 Shkurt 2019
1 min lexim
124 vizita
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit janar 2019, ka pranuar 14 lëndë të cilësuara si dhunë në familje me gjithsejtë 14 persona ku dhjetë nga to janë viktima femra kurse katër meshkuj.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit janar 2019 ka ngritur gjashtë aktakuza për rastet e dhunës në familje gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, “Kanosja” nga neni 185 dhe “Sulmi” nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Detajet
Publikuar
2 Shkurt 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
124
Fjalë
82