Të pranishmit në një rrugë në Mançester të Anglisë, kanë mbetur të habitur me pronarin që e shëtiste qenin, teksa e kishte lidhur për veturën që e ngiste.
Madje, voziste me shpejtësi të konsiderueshme, teksa trafiku ishte i ngjeshur, transmeton Telegrafi.
“Qeni mund të përfundonte shumë lehtë nën rrotat e makinës, ishte skenë shumë dramatike”, ka shkruar një kalimtar, që e pa rastin.
Në anën tjetër, mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, kërkojnë dënim për këtë njeri të pandërgjegjshëm dhe t’i ndalohet mbajtja e kafshëve. /Telegrafi/