Majdanozi është një bimë e paçmueshme për shumë arsye. Ndihmon në funksionin e veshkave për shkak të efekteve diuritike që ka; Ndihmon në balancimin e hipertensionit arterial; Na ofron shumë fibra dhe një shumëllojshmëri të pasur me vitamina dhe minerale. Ka vlera ushqyese: majdanozi ka vitamina A, C dhe në sasi të vogla, disa komplekse B (B1, B2, B3 dhe B6) kalcium dhe pak magnez dhe kalium; Na pasuron edhe në shije të gjitha gatimet tona, si salca të ndryshme, në pastat, mishin, peshku etj. Shënim: – Majdanozin duhet ta presim në copëza të vogla para se ta konsumojmë në mënyrë që të përthithim sa më shumë nga vlerat ushqyese – Në gatime duhet ta shtojmë në fund në mënyrë që të mos humbasë vlerat!