ginger1 560x336 - Pse nuk duhet t’ju mungojë kjo perime në shtëpi?

Sa prej jush kanë xhinxher në shtëpi? Shumë persona nuk i dinë vlerat e tij ndaj nuk i japin rëndësi. Por xhinxheri është shumë i domosdoshëm për mirëqenin tonë, ndërsa na ndihmon për të humbur peshë, na pastron nga toksinat, lufton lodhjen dhe gjithashtu forcon sistemin imunitar. I njohur për vetitë e tretjes, xhenxhefili ndihmon për të luftuar urinë dhe të bën të ndihesh i ngopur. Ndihmon edhe për të holluar zonën e belit. Të konsumoni direkt një copë rrënjë para se të uleni në tryezë zvogëlon oreksin dhe na bën të hamë më pak. I përfshirë në ushqime në formën e erëzës, i bën ato edhe më të shijshme.

Efekt pastrues- Xhinxheri përmban gingerol, një antioksidant, molekulë antikancerogjene dhe antiinflamatore. Për një efekt detoks mund ta përgatisni në formën e çajit. Fusni në ujë të nxehtë një copë xhenxhefil me feta, mjaltë dhe lëng të freskët limoni.

Ndihmon tretjen- Kjo erëz stimulon enzimat dhe ndihmon tretjen e ushqimit. Nëse ju “zë makina ose deti” mjafton vetëm të përtypni pjesë xhenxhefili të thata para dhe gjatë udhëtimit. Xhinxheri largon edhe kollën. Mbron stomakun- Xhinxheri gjithashtu ka veti antiseptike dhe antibakteriale dhe lufton urthin. Përveç kësaj, vaji esencial i xhenxhefilit ka një fuqi të madhe shëruese dhe ndihmon për të shëruar dhimbjet e muskujve dhe ato reumatike. I pasur me vitamina: Ai përmban magnez, hekur, zink, vitamina B dhe E, natrium, kalium. Mineralet dhe vitaminat e përfshira në xhenxhefil janë një armik i fuqishëm kundër kolesterolit.


www.foxshop-ks.com