38714304 1904943322884827 4230460847173926912 n1 560x416 - Publikohen kontratat me operatorët ekonomik

Komuna e Ferizajt, gjegjësisht Zyra e Prokurimit, në përmbushje të zotimit të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu dhe me miratimin e tij, kanë nisur publikimin e kontratave me operatorët ekonomik, për periudhën kohore Janar – Korrik 2018, periudhë kjo e qeverisjes së re.

Këto kontrata në tërësinë e tyre publikohen për herë të parë nga Komuna e Ferizajt, për dallim që deri më tani janë publikuar vetëm shpallja e tenderit dhe njoftimet për dhënien e tenderit. Natyrshëm, në proces publikimi do të futen edhe kontratat e mëhershme të nënshkruara nga operatorët ekonomik edhe para periudhës së qeverisjes së re të udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Kjo iniciativë është marr në kuadër të zotimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu për transparencë komunale, transparencë të plotë në prokurim dhe qasje të pakufizuar për të gjithë të interesuarit, shoqërinë civile dhe qytetarët.

Së fundmi, Ferizaj ka vendosur raporte pune me USAID-in lidhur me projektin për komuna transparente, e që si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës janë të parapara edhe një varg veprimesh në dobi të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucionit të Komunës.

Ferizaj, i bashkohet qyteteve kryesore të Kosovës, të cilët kanë bërë publike kontratat me operatorët ekonomik, e që si praktikë do të vazhdohet edhe në drejtime të tjera në plotësim të obligimeve ligjore dhe vullnetit institucional të qeverisjes së re për t’i ofruar qasje qytetarëve në dokumente publike dhe rritje të nivelit të transparencës komunale.

Kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik mund t’i gjeni në linkun e bashkëngjitur
https://kk.rks-gov.net/ferizaj/category/prokurimi/


www.foxshop-ks.com