Punëtorët shëndetësorë të Ferizajt ishin përgatitur të festojnë 28 Nëntorin ditën e flamurit por anulojnë ahengun e tyre dhe të hollat e grumbulluara për aheng i dedikojnë për zonat e e prekura nga termeti në Shqipëri, shkruan Gazeta Metro
Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt dhe Qendra e Mjeksisë kryesore familjare në mënyrë unanime nga i gjith stafi kanë vendosur ta anulojnë ahengun e planifikuar me 28 Nëntor për nder të festës së flamurit.
Sindikatat e këtyre dy institucioneve në një konferencë për media njoftuan se shumat e mbledhura nga 3 mijë deri në 5 mijë euro të planifikuara për këtë aheng do të dërgohen ndihma për familjet e prekura nga termeti që ka goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë.
Gjithashtu sindikatat e punëtorëve shëndetësorë janë deklaruar se janë në gjendje të ofrojnë edhe ndihma mjekësore dhe se stafi janë të gatshëm të shkojnë edhe fizikisht në zonat e prekura nga termeti në rast se kërkohet nga ta.