Punëtori i KEDS-it në Ferizaj me COVID-19, druhet se mund të ketë infektuar edhe konsumatorë
Redaksia
Ferizaj24
16 Prill 2020
1 min lexim
133 vizita
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar mbrëmë për 36 raste të reja të prekura me koronavirus në vend.
Nëntë prej tyre sipas njoftimit janë nga Komuna e Ferizaj.
Përmes një shkrimi në Facebook, “Sindikalistët e Distribucionit” kanë bërë të ditur se njëri nga të infektuarit është punëtor në KEDS.
“Kolegu në fjalë H.L, ka pasur kontakt me shumë kolegë tjerë të cilët frekuentojnë në të njëjtin objekt dhe tashmë kanë shqetësim edhe dhjetëra kolegë tjerë”, shkruhet në njoftim.
Detajet
Publikuar
16 Prill 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
133
Fjalë
97