qendroi ne garazh per vetem kater ore vlera e ferrari 458 spider ra per 130 mije euro foto 560x416 - Qëndroi në garazh për vetëm katër orë, vlera e Ferrari 458 Spider ra për 130 mijë euro (Foto)

Pronari i super-makinës e shiti shumë më lirë një 458, pas dëmit që iu shkaktua në garazhin me pagesë

Kur parkon në një hapësirë të hapur, mund të presësh që makina të pësojë ndonjë gërvishtje, apo dëmtim më të madh, transmeton Telegrafi.

Por, jo edhe kur paguan shumë të majme, që makina juaj të jetë në një hapësirë të sigurt.

Mark Rosen i dha çelësat e Ferrari 458 Spider, punonjësit të një garazhi në qendrën e New Yorkut, në këmbim të pagesës dhe një bakshishi të majm.

Dëmi që pësoi makina e vitit 2015, e la 70-vjeçarin të dëshpëruar dhe menjëherë deshi ta shiste, sepse nuk po mund të shihte në atë gjendje.

“Dera e pasagjerit ishte dëmtuar në masë të madhe, ndërsa pasqyra anësore mungonte. Ky dëm do të shkaktohej, vetëm kur vozitet në shpejtësi të lartë, apo me pakujdesi shumë të madhe”, ka thënë Rosen.

Për më keq, makina që qëndroi në garazh për vetëm katër orë dhe nuk kushton mbi 20 mijë euro për riparim, i ka rënë vlera për 130 mijë euro.

Atij nuk i ofruan më shumë se 200 mijë euro, pasi dëmet e tilla, bëjnë që të mos konsiderohen më si super-makinë. /Telegrafi/

qendroi ne garazh per vetem kater ore vlera e ferrari 458 spider ra per 130 mije euro foto - Qëndroi në garazh për vetëm katër orë, vlera e Ferrari 458 Spider ra për 130 mijë euro (Foto)

qendroi ne garazh per vetem kater ore vlera e ferrari 458 spider ra per 130 mije euro foto 1 - Qëndroi në garazh për vetëm katër orë, vlera e Ferrari 458 Spider ra për 130 mijë euro (Foto)


www.foxshop-ks.com