Sot në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK), organizojmë aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, 4 shkurtit!
Fillimisht do te mbahet takim vjetor informues dhe promovues për të arriturat e Klinikës së Onkologjisë dhe Shoqatës së Onkologëve për menaxhimin dhe parandalimin e sëmundjeve malinje.
Me pastaj do të mbahet konferencë me temën “ Sëmundjet malinje, sfidat e menaxhimit të tyre në vendin tonë dhe në botë, me fokus gjatë pandemisë”.
Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë gjatë gjithë periudhës së kancerit dhe janë brenda mundësive tona.
Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën.