Një nga hapat më të rëndësishëm në biznes është zgjedhja e produktit të duhur. Nëse zgjedh produkt të gabuar, edhe marketingu më i mirë nuk e shpëton. Por nëse zgjedh produkt të kërkuar dhe me marzhë fitimi, gjysma e punës është e kryer.
Hapi i parë është me kërku produkte që zgjidhin një problem real. Njerëzit blejnë për dy arsye: për nevojë ose për dëshirë. Produktet që zgjidhin një problem të përditshëm kanë më shumë gjasa me u shit vazhdimisht.
Hapi i dytë është me analizuar trendet. Shiko çfarë po bëhet viral në TikTok, Instagram apo marketplace. Produktet që kanë interes të lartë online shpesh kanë potencial të mirë edhe në tregun lokal.
Hapi i tretë është me kontrollu konkurrencën në Kosovë. Nëse një produkt është shumë i përhapur, duhet me gjet mënyrë me u dallu. Nëse nuk është fare në treg, duhet me testu nëse ka kërkesë reale.
Hapi i katërt është me llogarit marzhën e fitimit. Mos shiko vetëm çmimin e blerjes. Duhet me përfshi transportin, doganën, marketingun dhe shpenzimet tjera. Idealisht, duhet me pasë hapësirë për fitim të mirë pas të gjitha kostove.
Hapi i pestë është me testu produktin me sasi të vogël. Mos porosit menjëherë sasi të madhe. Fillon me pak copë, sheh reagimin e tregut dhe pastaj vendos a ja vlen me investu më shumë.
Hapi i gjashtë është me vlerësu lehtësinë e transportit dhe magazinimit. Produkte të vogla dhe të lehta janë më të lira për transport dhe më të lehta për menaxhim.
Hapi i shtatë është me mendu për brandimin. A mundesh me kriju identitet rreth këtij produkti? A mundesh me e paketuar më bukur, me e prezantu më mirë dhe me e shit me vlerë më të lartë?
Hapi i tetë është me marrë feedback nga klientët. Pyeti çfarë u pëlqen dhe çfarë jo. Ky informacion të ndihmon me përmirësu ofertën dhe me rrit shitjet.
Hapi i fundit është me qenë fleksibël. Jo çdo produkt që teston do të funksionojë. Por çdo test të jep përvojë dhe të afron më afër produktit fitimprurës.
Gjetja e produktit të duhur nuk është fat, por proces. Me kërkim, testim dhe analizë, mundesh me gjet një produkt që jo vetëm shitet mirë, por edhe ndërton një biznes të qëndrueshëm në Kosovë.
