Shumë njerëz fillojnë me import nga Kina pa plan të qartë. Blejnë produkte, i postojnë në rrjete sociale dhe presin që të shiten. Por një biznes i qëndrueshëm ka nevojë për një plan të strukturuar që të udhëzon në çdo hap.
Hapi i parë është me përcaktu idenë dhe niche-in e biznesit. Duhet me vendos saktë çfarë kategori produktesh do të shesësh dhe kujt do t’i shesësh. Sa më i fokusuar të jesh, aq më lehtë ndërton brand dhe marketing.
Hapi i dytë është me analizuar tregun në Kosovë. Shiko çfarë po shitet, cilat janë çmimet dhe çfarë po mungon. Kjo të ndihmon me identifiku një mundësi reale për biznes.
Hapi i tretë është me zgjedh furnizues dhe produkte konkrete. Bëj listën e produkteve që do të importosh, çmimin e tyre, kohën e prodhimit dhe minimumin e porosisë.
Hapi i katërt është me llogarit të gjitha kostot. Përfshi çmimin e produktit, transportin, doganën, TVSH-në, marketingun, paketimin dhe çdo shpenzim tjetër. Vetëm kështu mundesh me ditë saktë sa kapital të duhet.
Hapi i pestë është me përcaktu çmimin e shitjes dhe fitimin e pritshëm. Duke u bazuar në koston totale, vendos çmim që mbulon shpenzimet dhe të lë fitim të mirë.
Hapi i gjashtë është me kriju strategjinë e marketingut. Vendos si do t’i gjesh klientët, në cilat platforma do të reklamohesh dhe çfarë përmbajtje do të krijosh.
Hapi i shtatë është me organizu logjistikën dhe dërgesat. Vendos si do të menaxhosh porositë, magazinimin dhe dorëzimin te klientët.
Hapi i tetë është me planifiku buxhetin fillestar. Sa para të duhen për porosinë e parë, për marketing dhe për shpenzimet operative.
Hapi i nëntë është me vendos objektiva konkrete. Sa produkte don me shit në muaj, sa të ardhura don me gjeneru dhe sa don me u rrit biznesi në 6–12 muajt e parë.
Hapi i fundit është me rishiku planin vazhdimisht. Me kalimin e kohës, do të mësosh çfarë funksionon dhe çfarë jo. Plani duhet me u përmirësu sipas realitetit të tregut.
Një plan biznesi nuk është vetëm dokument, por një hartë që të udhëzon drejt suksesit. Kur e fillon biznesin me plan, çdo vendim bëhet më i qartë dhe rruga drejt fitimit bëhet shumë më e sigurt.
