Sot një website nuk është vetëm një faqe prezantuese. Ai është shitësi yt online që punon 24 orë në ditë. Një website i mirë nuk duket vetëm bukur, por është i ndërtuar për me sjell klientë dhe shitje.

Hapi i parë është me pasë një qëllim të qartë. Para se me fillu dizajnin, duhet me ditë çfarë don me arrit me website. A don me marrë klientë, me shit produkte apo me prezantu shërbime. Kur qëllimi është i qartë, çdo pjesë e faqes ndërtohet për atë qëllim.

Hapi i dytë është me zgjedh një platformë të mirë. WordPress me WooCommerce është një nga zgjidhjet më të përdorura sepse është fleksibile dhe e lehtë për menaxhim. Për shërbime, një website i thjeshtë prezantues është i mjaftueshëm në fillim.

Hapi i tretë është me kriju strukturë të qartë të faqes. Faqja kryesore duhet me tregu menjëherë çfarë ofron. Pastaj duhet me pasë faqe për shërbimet, rreth nesh, kontakt dhe nëse është e nevojshme një blog.

Hapi i katërt është me kriju dizajn të pastër dhe profesional. Ngjyrat, fontet dhe imazhet duhet me qenë në harmoni me brandin. Sa më e thjeshtë dhe e qartë faqja, aq më lehtë vizitorët e kuptojnë mesazhin.

Hapi i pestë është me shkru tekst që shitet. Titujt dhe përshkrimet duhet me qenë të drejtpërdrejta dhe të fokusohen në përfitimin e klientit. Vizitori duhet me kuptu menjëherë pse duhet me zgjedh ty.

Hapi i gjashtë është me vendos thirrje për veprim. Çdo faqe duhet me pasë një veprim të qartë si kontakto, porosit, rezervon ose kërko ofertë. Pa një thirrje të qartë, shumë vizitorë dalin pa vepruar.

Hapi i shtatë është me e optimizu për telefon. Shumica e njerëzve e vizitojnë faqen nga telefoni, prandaj website duhet me qenë i shpejtë dhe i lehtë për përdorim në mobile.

Hapi i tetë është me e lidh me marketing. Website duhet me u lidh me rrjetet sociale, reklamat dhe SEO për me sjell trafik. Pa vizitorë, edhe website më i mirë nuk sjell rezultate.

Hapi i fundit është me e përditësu vazhdimisht. Shto projekte të reja, artikuj, oferta dhe përmbajtje të re. Kjo e mban faqen aktive dhe e rrit besimin e klientëve.

Një website i ndërtuar mirë është një nga asetet më të forta të biznesit tënd. Ai punon për ty çdo ditë, duke të sjell klientë, besim dhe shitje.