Reklamat në Facebook dhe Instagram janë një nga mënyrat më të shpejta për me gjeneru shitje për produktet që i importon nga Kina. Por shumë njerëz shpenzojnë para pa rezultate, sepse nuk e bëjnë reklamën si duhet. Me një strategji të thjeshtë dhe të qartë, reklamat mund të kthehen në burim të vazhdueshëm klientësh.

Hapi i parë është me zgjedh produktin që do me promovu. Nuk ka kuptim me reklamu çdo produkt. Zgjedh produktin që ka më shumë kërkesë, që zgjidh një problem ose që duket vizualisht tërheqës në video.

Hapi i dytë është me kriju përmbajtje të fortë për reklamë. Video është forma më e mirë. Trego produktin në përdorim, përfitimet dhe rezultatet. Fillimi i videos duhet me kap vëmendjen brenda disa sekondave të para.

Hapi i tretë është me shkru tekst të qartë për reklamën. Mos përdor fjalë të komplikuara. Trego çfarë bën produkti, për kë është dhe pse duhet me e ble tani. Shto një thirrje për veprim si porosit tani ose dërgo mesazh.

Hapi i katërt është me targetu audiencën e duhur. Mundesh me targetu sipas moshës, interesave, vendndodhjes dhe sjelljes online. Sa më i saktë targetimi, aq më pak para shpenzon dhe më shumë rezultate merr.

Hapi i pestë është me fillu me buxhet të vogël për testim. Nuk ka nevojë me shpenzu shumë në fillim. Testo disa versione të reklamës dhe shiko cila funksionon më mirë. Pastaj rrit buxhetin te ajo që sjell rezultate.

Hapi i gjashtë është me monitoru rezultatet çdo ditë. Shiko sa njerëz klikojnë, sa dërgojnë mesazh dhe sa blejnë. Nëse një reklamë nuk performon, ndrysho videon, tekstin ose targetimin.

Hapi i shtatë është me përdor retargeting. Njerëzit që kanë parë reklamën ose kanë hyrë në profilin tënd janë më të gatshëm me ble. Reklamat e retargeting janë më të lira dhe konvertojnë më mirë.

Hapi i tetë është me lidh reklamën me një ofertë të mirë. Një zbritje, një bonus apo një ofertë e kufizuar në kohë e shtyn klientin me marrë vendim më shpejt.

Hapi i fundit është me kriju sistem që punon vazhdimisht. Kur e gjen reklamën që funksionon, vazhdo me e përdor dhe me e përmirësu. Kjo e bën biznesin tënd të ketë shitje të qëndrueshme çdo ditë.

Reklamat në rrjete sociale nuk janë vetëm për me marrë like, por për me sjell klientë dhe shitje. Kur kombinon produktin e duhur me përmbajtje të mirë dhe targetim të saktë, reklamat bëhen një nga mjetet më të fuqishme për rritjen e biznesit tënd.