Nëse po merresh me import nga Kina, një dyqan online është hapi më i rëndësishëm për me rrit shitjet dhe me u dukë profesional. Dyqani yt online është vendi ku klientët e shohin ofertën, krijojnë besim dhe marrin vendim për blerje.
Hapi i parë është me zgjedh platformën e duhur. Nëse e njeh mirë WordPress, WooCommerce është zgjidhje shumë e mirë sepse të jep kontroll të plotë dhe mundësi me e rrit biznesin në të ardhmen. Kjo është ideale për ty nëse don me e menaxhu vetë dyqanin.
Hapi i dytë është me zgjedh domain dhe hosting profesional. Domain duhet me qenë i thjeshtë dhe i lehtë për me u mbajt mend, ndërsa hosting duhet me qenë i shpejtë dhe stabil që faqja me u hap pa probleme.
Hapi i tretë është me ndërtu dizajn të pastër dhe modern. Faqja kryesore duhet me tregu menjëherë produktet kryesore dhe ofertat. Ngjyrat dhe fontet duhet me u përputh me brandin tënd.
Hapi i katërt është me shtuar produktet me përshkrime të qarta. Secili produkt duhet me pas foto cilësore, përshkrim të detajuar, përfitimet dhe çmimin. Sa më i qartë të jesh, aq më lehtë vendos klienti me ble.
Hapi i pestë është me vendos mënyra të pagesës. Në Kosovë zakonisht përdoret pagesa në dorëzim, por mundesh me shtuar edhe pagesa online për klientët që preferojnë.
Hapi i gjashtë është me organizu dërgesën. Duhet me pas marrëveshje me kompani dërgese që porositë me shku te klienti shpejt dhe në mënyrë të sigurt.
Hapi i shtatë është me optimizu dyqanin për telefon. Shumica e klientëve blejnë nga telefoni, prandaj faqja duhet me qenë e lehtë për përdorim në mobile.
Hapi i tetë është me lidh dyqanin me marketing. Reklamat në Facebook, Instagram dhe Google janë burimi kryesor i vizitorëve. Pa trafik, edhe dyqani më i mirë nuk sjell shitje.
Hapi i nëntë është me kriju besim te klienti. Shto komente, vlerësime, politika kthimi dhe informata të qarta kontakti. Kjo e bën klientin me u ndje më i sigurt për blerje.
Hapi i fundit është me e përmirësu dyqanin vazhdimisht. Analizo cilat produkte shiten më shumë, ku ndalen klientët dhe çfarë mund të përmirësosh për me rrit shitjet.
Një dyqan online i ndërtuar mirë është baza e një biznesi të suksesshëm me produkte nga Kina. Ai të lejon me shit 24 orë në ditë dhe me e rrit biznesin tënd në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme.
