Shumë njerëz hapin një faqe në Instagram me shpresë që të rritet shpejt, por pas disa javësh dorëzohen sepse nuk shohin rezultate. Rritja në Instagram nuk është fat, por strategji dhe konsistencë.
Hapi i parë është me pasë një temë të qartë. Nuk mundesh me postu gjithçka për të gjithë. Duhet me zgjedh një drejtim të caktuar, si biznesi, moda, motivimi, udhëtimet ose një produkt specifik. Sa më i qartë të jesh, aq më lehtë njerëzit e kuptojnë pse duhet me të ndjek.
Hapi i dytë është me kriju profil profesional. Emri duhet me qenë i lehtë për t’u mbajtur mend, fotoja e profilit e pastër dhe bio e shkruar qartë. Në bio duhet me tregu çfarë ofron dhe pse duhet dikush me të ndjek.
Hapi i tretë është me postu përmbajtje cilësore dhe të qëndrueshme. Nuk mjafton me postu vetëm herë pas here. Duhet një ritëm i rregullt, për shembull 1 postim në ditë ose çdo dy ditë. Fotot dhe videot duhet me qenë të qarta, të bukura dhe me mesazh.
Hapi i katërt është me përdor video të shkurtra. Reels janë një nga mënyrat më të shpejta për me u rrit në Instagram. Video të shkurtra, dinamike dhe interesante kanë më shumë gjasa me u shpërnda dhe me arrit njerëz të rinj.
Hapi i pestë është me përdor hashtag të saktë dhe përshkrime të mira. Hashtag-et ndihmojnë që postimet të gjenden nga njerëz të rinj, ndërsa përshkrimi duhet me i shty njerëzit me reaguar, me komentuar ose me shpërndarë.
Hapi i gjashtë është me qenë aktiv me ndjekësit. Duhet me iu përgjigj komenteve, me fol me njerëzit në mesazhe dhe me kriju një komunitet. Sa më shumë ndërveprim, aq më shumë algoritmi e shtyn faqen tënde.
Hapi i shtatë është me bashkëpunu me faqe të tjera. Bashkëpunimet me persona ose faqe që kanë audiencë të ngjashme mund të të sjellin ndjekës të rinj shumë shpejt.
Hapi i fundit është me qenë i qëndrueshëm dhe me mos u dorëzu. Rritja nuk vjen brenda natës. Disa javë ose muaj mund të kalojnë pa rezultate të mëdha, por nëse vazhdon, rezultatet do të vijnë.
Instagrami është një mundësi e madhe për biznes dhe për markë personale. Me strategji të mirë dhe punë të vazhdueshme, çdo faqe mund të rritet nga zero në një audiencë të madhe.
