Sipas Salihut deri tash komuna ka konfiskuar 50 metra dru brenda dy muajve e gjysmë dhe sipas tij pjesa më e madhe e druve priten në malet e Jezercit e shiten në treg ilegalisht.
Qytetarit nga Ferizaj i konfiskohen drutë pasi i mungoi fatura
Redaksia
Ferizaj24
11 Mars 2020
1 min lexim
138 vizita
Mendoi se e ka një obligim më pak kur i bleu 10 metra dru. Mirëpo Gani Misini nga Ferizaj u gabua. Të martën në mëngjes sektori i pylltarisë i Komunës së Ferizajt ia morën drutë para derës së shtëpisë.
‘M’kanë thanë se janë jashtë ligjit dhe duhet me t’i marrë drutë”, tregon ai për Klan Kosovën.
Misini thotë se drutë i bleu 400 euro nga një person në njërën nga rrugët e qytetit e shitësit nuk i kishte kërkuar ndonjë faturë apo dokument.
Përgjegjësi i Pylltarisë në këtë komunë tregoi se qytetarët e lagjes ku banon Misini e njoftuan agjencinë për këto dru.
Detajet
Publikuar
11 Mars 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
138
Fjalë
156