Fillimisht, nuk dihej se kujt i përkisnin paratë. Po atë ditë, rreth orës 20:30, në stacionin policor është paraqitur ankuesja D. F. nga Kaçaniku, e cila ka raportuar humbjen e një shume parash”.
“Pas verifikimeve të nevojshme është konstatuar se bëhej fjalë për të njëjtën shumë parash. Paratë i janë kthyer pronarit legjitim sot, më datë 23.12.2025”, njoftoi Policia.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetaren M. Thaqi për gjestin e saj “human dhe shembullor, e cila dëshmon nivel të lartë përgjegjësie qytetare dhe bashkëpunim të ngushtë me policinë”.