Sot në Ferizaj është paraqitur edhe një rast i ri me koronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi, ka thënë se rastit të ri nuk i dihet burimi i infeksionit.
“Kjo na komplikon edhe më shumë situatën”, tha ai.
Ademi ka treguar në Rtv Dukagjini se personi në fjalë para disa ditësh ka pasur një kontroll në një klinikë në qytetin e Ferizajt për çka i komplikon edhe më shumë gjërat pasi edhe personat që ka kontaktuar mund të jenë rrezikuar.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë se edhe një peroni tjetër në Ferizaj nuk i është gjendur burimi i infeksionit.
Me rastin e sotëm, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Ferizaj shkon në 101.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.