Receta e vetme për kaçamak i cili do t’ju nevojitet
Redaksia
Ferizaj24
23 Nëntor 20181 min lexim79 vizita
Kaçamaku shkon me shumë ushqime, është i shijshëm edhe me qumësht, edhe me jogurt për kafjall.Përbërësit:– 5 gota ujë, – 1 gotë kaçamak, – 2 thelpinj hudhre, – 1 lugë e gjysmë (e vogël) kripë, – 2 lugë gjalpë, – 2 lugë ajkëPërgatitja:
Ujin, thelpinjtë e grimcuar të hudhrës dhe kripën qiteni në një tenxhere të madhe me fund të trashë dhe lëreni derisa të vlojë, pastaj ngadalë qiteni miellin e kaçamakut dhe përzieni gjatë gjithë kohës.
Uleni pak zjarrin aq sa kaçamaku të vlojë ngadalë. Pastaj zieni edhe 45 minuta duke e përzier herë pas here.
Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet për fundin e tenxheres, qitni pak ujë dhe përzieni mirë.
Nga fundi i zierjes qitni gjalpin dhe përzieni.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.