Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë filluar fushatën e rekrutimit për pjesëtarët e rinj të FSK-së, pas disa proceduarve të rekrutimit, në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, fazave testuese dhe seleksionuese të një numri mjaft të madh të konkurruesve. FSK-ja ka arritur të përzgjedhë 649 rekrutë, të cilët me sukses i kanë kaluar të gjitha këto faza. Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ka filluar faza e parë e trajnimit për grupin e parë të rekrutëve prej 350 pjesëtarësh, e cila do të zgjasë nëntë javë.
Rekrutët u pritën nga komandantët e kompanive, të cilët pasi iu uruan mirëseardhje rekrutëve të rinj të Forcave të Sigurisë, në pika të shkurtra i njoftuan edhe me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit. Në kuadër të planit të trajnimeve, grupi i dytë i rekrutëve do të fillojë trajnimin në shtator, me qëllim të plotësimit të strukturës së FSK-së me personel të trajnuar dhe të gatshëm për të përmbushur misionin dhe detyrat e FSK-së.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.