cajijeshil - Rënia në peshë pa dietë!

Pa asnjë më të voglin dyshim, mund të thuhet se çaji jeshil me xhinxher (angl. ginger) është një nga dhuratat më të mëdha që njerëzit mund t’i bëjnë organizmit të tyre. Studiuesit kanë nxjerrë se çaji jeshil me xhinxher përmban rreth 200 përbërës ushqimorë e terapeutikë dhe efektet e çajit jeshil me xhinxher janë si të mëdha, ashtu edhe të shumanshme në organizëm, pasi janë provuar me shekuj të tërë nga Orienti.

Për sa i përket rënies në peshë, çaji jeshil me xhinxher arrin një efekt të konsiderueshëm brenda një muaji, duke shkrirë yndyrat në organizëm, kryesisht në zonat problematike, si barku dhe kofshët (tek femrat). Tepër efikas është çaji jeshil me xhinxher edhe për shkrirjen e yndyrave në gjak.

Rezultatet arrihen nëpërmjet një regjimi ushqimor të zakonshëm, d.m.th. njerëzit përfitojnë rezultate pa iu nënshtruar ndonjë diete dhe regjimi të veçantë ushqimor. Duke mos pasur asnjë efekt anësor, njerëzit mund ta përdorin këtë çaj pa ndërprerje kohore, deri në realizimin e indeksit të duhur të peshës.

Çaji jeshil me xhinxher shquhet gjithashtu edhe për vlerat e jashtëzakonshme terapeutike. Ai përdoret për rigjenerimin e lëkurës, ka efekte antiplakje, është antiinflamator, parandalon dhe lufton kancerin e lëkurës, etj.

Xhinxheri parandalon dhe lufton kancerin dhe sëmundjet e zorrës së trashë, kancerit të vezoreve, është analgjezik, parandalon dhe kuron sëmundjet e zemrës, lufton çrregullimet menstruale, parandalon sulmin në zemër, kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, lehtëson migrenën, hollon gjakun, forcon imunitetin, rrit potencën seksuale, rrit spermatozoidet, stimulon ovulimin, lufton ulçerat e stomakut, gripin, sëmundjet e lëkurës, etj.

Edhe çaji jeshil është mjaft i pasur me veti terapeutike. Për shkak të pranisë në të të katekinës, e cila është molekula antitumorale, çaji jeshil përdoret për profilaksinë e sëmundjeve kanceroze, si: leuçemia, kanceri i lëkurës, i gjirit, i veshkave, prostatës, etj. Gjithashtu, mjaft e shquar është çaji jeshil në përmirësimin e aktivitetit të mëlçisë dhe largimin e toksinave nga organizmi.

Përgatitja:

Në një litër ujë shtojmë 6 bustina me çaj jeshil si dhe 3 lugë gjelle me xhinxher të bluar (në mungesë të xhinxherit të bluar, shtojmë një dorë me xhinxher të pabluar). E vendosim mbi vatrën e zjarrit deri sa të vlojë për 10-15 minuta.

Pasi hiqet nga zjarri, tretësira kullohet.

Përdorimi:

Pihet 1 filxhan 30 minuta para mëngjesit dhe një filxhan 30 minuta pas darke.

Nëse niveli juaj i yndyrave në gjak është i lartë ose pesha trupore është e madhe, rekomandohet konsumimi 3 herë në ditë (mëngjes, drekë dhe darkë).


www.foxshop-ks.com