Pas harmonizimit të zbrazëtive ligjore lidhur me tokën e destinuar për ndërtim, hapësira e ish tregut të kafshëve është vendi ku do të ndërtohet spitali i ri i Ferizajt.
Arsye se spitali do të ndërtohet këtu, sipas drejtorit të Urbanizmit të Komunës, Lulzim Aliu, është qasja më e lehtë edhe e banorëve nga komunat përreth, njofton Klan Kosova.
Sipas Aliut qendra shëndetësore do të mbulojë nevojat e rajonit. Por, opozita në këtë komunë vazhdon të insistojë se ndërrimi i lokacionit bie në kundërshtim me planin zhvillimor.
Kronikë nga Mejreme Gashi.