Filmbërësi Ridley Scott është shumë pranë realizimit të planit të tij për xhirimin e një vazhdimi për filmin klasik nga viti 2000, “Gladiator”.
Asokohe, filmi fitoi pesë çmime Oscar, duke përfshirë edhe çmimin për aktorin më të mirë në rol kryesor për Russell Crowe, i cili luajti rolin e Maximus (një gjenerali të fuqishëm romak që detyrohet të bëhet gladiator).
Pikërisht ai rol bëri që Crowe të bëhet yll i madh ndërkombëtar, mirëpo karakteri i tij vdes në fund të filmit.
[embedded content]
Sipas Deadline, vazhdimi do të fokusohet te Lucius, nipi i perandorit Commodus (që u portretizua nga Joaquin Phoenix).
Scott, i cili u nominua për regjinë më të mirë të filmit origjinal, do ta drejtojë edhe vazhdimin e tij.
Skenari do të shkruhet nga Peter Craig, i njohur për punën e tij në “The Town”, dy nga filmat “Hunger Games”, si edhe filmin e ardhshëm, vazhdimin e “Top Gun”.
Plani i Ridley Scott për një vazhdim e sheh karakterin e Crowe, Maximus, që i ka lënë përshtypje Luciusit të ri duke u hakmarrë për familjen e tij. (Lucius ishte djali i Lucillas që u portretizua nga Connie Nielsen në filmin origjinal).
Në ndërkohë, nuk është dhënë asnjë datë për fillimin e realizimit të filmit apo për lansimin e tij. /Telegrafi/