Tashmë të gjithë jeni në dijeni që Rita Ora është duke qëndruar në Kosovë, bashkë me prindërit e saj.
Këngëtarja kësaj radhe nuk erdhi për videoklip, as koncert apo ceremoni familjare, ajo po qëndron në vendlindjen e saj për një mision bamirësie në bashkëpunim me UNICEF.
Gjatë ditës, Rita drekoi në një restorant në Ferizaj, duke vazhduar më pas me punën për të cilën ka ardhur.
Ka qenë nëna e saj Vera, ajo e cila postoi një fotografi të Ritës teksa shihet rrugëve të një lagjeje të paspecifikuar në Kosovë.
Rita shihet me një bluzë të zezë mbi të cilën shkruan UNICEF.