rita ora pjese e kampanjes kunder sulmeve kibernetike 560x416 - Rita Ora pjesë e kampanjës kundër sulmeve kibernetike

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë një prej personazheve më të përfolur në mediat ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e kampanjës së ‘Rimmel London’, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave individuale në internet.

Së bashku me modelen Cara Delevigne, e cila ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, ato kanë bërë thirrje që të tregohet sa më shumë kujdes në internet.

rita ora pjese e kampanjes kunder sulmeve kibernetike - Rita Ora pjesë e kampanjës kundër sulmeve kibernetike

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Rita dhe Cara u fotografuan të përqafuara, teksa mbështesnin njëra-tjetrën drejt kësaj kauze.

Këngëtarja shqiptare publikoi një fotografi nga kjo ngjarje në rrjetin social Instagram, ku edhe tregoi për aktivitetet që zhvilloi.

Lexo po ashtu:

“Kisha një ditë të mrekullueshme së bashku me Cara Delevigne në kampanjën e Rimmel London, na ndihmoni ti luftojmë sulmet online, jemi më të fort të bashku”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

E njëjta, do të publikojë më 23 nëntor albumin e dytë në karrierën e saj, të titulluar “Phoenix”. /Telegrafi/

rita ora pjese e kampanjes kunder sulmeve kibernetike 1 - Rita Ora pjesë e kampanjës kundër sulmeve kibernetike

Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)


www.foxshop-ks.com