Pasditen e sotme, me një ceremoni shtetërore, është bërë rivarrimi i eshtrave të Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Kajtazi, nga varrezat e fshatit Polac të Komunës së Skenderajt në varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së.
Dëshmori i Kombit Hysni Kajtazi ra për të mos vdekur kurrë në betejën e 14 dhjetorit të vitit 1998, në kufirin shqiptaro-shqiptar, në vendin e quajtur Likenet e Hasit, ku ishte pjesë e formacionit luftarak të UÇK-së, në krye me komandantin Mujë Krasniqi.