Rrahje në një kafiteri, dy persona dërgohen në Emergjencën e Ferizajt
Redaksia
Ferizaj24
4 Mars 2021
1 min lexim
143 vizita
Dje rreth orës 21:00 ka ndodhur një rrahje në një kafiteri në qytetin e Ferizajt, shkruan Indeksonline.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi për Indeksonline tha se si pasojë e kësaj rrahje, dy persona mbetën të lënduar.
Gashi po ashtu tha se dy të dyshuar janë shoqëruar nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 21:00 ka ndodhë një rrahje në një kafiteri në qendër të qytetit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar dy persona.
Si pasojë e kësaj rrahje kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta”.
Detajet
Publikuar
4 Mars 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
143
Fjalë
130