13-vjecari Adriatik Ajvazi, që u vetëvnra të martën në mbrëmje, është va,rrosur në Sojevë të Ferizajt Të mërzitur e me kurorë të në duar ia kanë mësyrë va,rrezave të fshatit Sojevë të Ferizajt.
Nxënësit e shkollës “Ramadan Rexhepi” u nisën për t’ia dhënë lamtumiren e fundit bashkëmoshatarit të tyre, 13-vjeçarit Adriaktik Ajvazi, i cili u gjet i va,rur e pa shenja jetë në stallën e shtëpisë të martën pasdite. Kujdestarja e të ndjerit, Mirjeta Kashtanjeva, thotë se nuk kishte vërejtur ndonjë shqetësim te nxënësi i saj. Fjalë të mira për 13-vjeçarin që u vet,ëvra, kanë edhe bashkëmoshatarët e tij. Bile njëri nga ta tregon se ishte takuar me të ndjerin, pak orë para se ai të vetëv,ritej. Ndërkohë nga dhimbja e madhe askush nga familjarët nuk ka pasur forcë të flasë. Por, mbrapa saj kanë thënë se i ndjeri ishte fëmijë i hareshëm dhe gjatë gjithë ditës kishte qenë duke u shëtitur me biçikletë.   Me rastin tani po merret Prokuroria e Ferizajt. Prokurori i rastit, Rasim Maloku, përmes telefonit për T7 ka dhënë detaje lidhur me rastin. Adratik Ajvazi është varrosur në varrezat e fshatit mesditën e së mërkurës dhe ka lënë mbrapa edhe dy vëllezër tjerë.

Artikuj të tjerë